Kryetari i të Përndjekurve Politikë të Mirditës ndalohet në kufi

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 12:37 | Kronikë
Kryetari i të Përndjekurve Politikë të Mirditës

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Mirditës, Kol Nikolli, është ndaluar këtë të hënë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa po kalonte për në Mal të Zi.

Ai po shkonte në Podgoricë për t’u nisur nga aeroporti i kryeqytetit malazez drejt Italisë. Por në kufi i është ndaluar kalimi, pasi i është komunikuar se ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest, në lidhje me një protestë të zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokua edhe Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit.

Nikolli pretendon se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë, e jo më organizator i saj, ndaj është shprehur i habitur me urdhërarrestin e lëshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos