Goditet me levë në mes të rrugës kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 22:53 | Kronikë
Goditet me levë në mes të rrugës kancelari i Gjykatës

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, është sulmuar nga disa persona mbrëmjen e së dielës, të cilët e kanë goditur disa herë me levë.

Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, Sulkuqi ishte duke ecur i vetëm në rrugë, duke u kthyer për në shtëpi, kur është sulmuar nga disa persona. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë së qytetit.

Pas goditjeve të marra, Sulkuqi është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos