Tregti "online" me mallra kontrabandë, 22 urdhërarreste

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 11:38 | Kronikë
Tregti "online" me mallra kontrabandë, 22 urdhërarreste

Në vijim të operacionit “Fast delivery”, prokurori Bledar Valikaj ka firmosur 22 urdhërarreste të tjera.

Në kuadër të aktivitetit të tregtisë "online" me mallra kontrabandë, policia kishte arrestuar 6 persona në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që sot priten arrestime të tjera.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare, kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me autoritetet doganore, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që zhvillonin konkurrencë të pandershme, krahasuar me bizneset e rregullta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos