
Legjenda e Manchester United, ish-futbollisti Paul Scholes është në qendër të vëmendjes në gadishullin britanik pasi është përfshirë në aferën e trukimeve të ndeshjeve.
Scholes akuzohet se ka fiksuar 140 ndeshje për katër vite me radhë, nga 17 gushti i 2015-ës deri në 12 janar të këtij viti.
Ish-mesfushori duhet t’i përgjigjet akuzave brenda më pak se 10 ditëve.
Lajmi ka zhgënjyer mijëra mbështetës të njeriut që fitoi 11 tituj me Manchester United dhe veshi 66 herë fanellën e Anglisë.
Pasi u tërhoq në vitin 2013, Scholes u bë pjesë e aksioneve me 10% të klubit Salford, atje ku bashkë-pronarë janë edhe Ryan Giggs apo Gary dhe Phil Neville. (A2 Televizion)