"Kthehu mbrapa, je kokrra e legenit", përplasje mes dy grupimeve të PD-së në Kuvend

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 16:27 | Politikë
"Kthehu mbrapa, je kokrra e legenit", përplasje mes dy grupimeve

Dy grupimet e Partisë Demokratike janë përplasur mes tyre në seancën e sotme plenare.

Nga vendi kanë debatuar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka nga pjesa e deputetëve që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha.

Dy deputetët shihen të debatojnë me zë të lartë dhe shkak për “zënkën” është bërë mosfutja e grupimit të Berishës në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.

Noka dhe Alibeaj dëgjohen të drejtojnë fyerje në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla bën thirrje për qetësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos