Vizita në Tiranë, Dendias poston foton e drekës me Ramën

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 16:08 | Politikë
Vizita në Tiranë, Dendias poston foton e drekës me Ramën

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Ndër të tjera, Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

“Në përmbyllje të vizitës sime në Tiranë, u prita në një drekë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Shqipërisë, zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal”. (A2 Televizion)

Nikos Dendias
https://twitter.com/nikosdendias/status/1605575550558355456?s=48&t=R9i7JRwcaBhzlruOTAZuqw
https://a2news.com/2022/12/21/dendias-ne-tirane-ceshtja-e-detit-ne-hage-hap-nje-marredhenie-te-re-mes-nesh/
https://a2news.com/2022/12/21/zgjidhje-me-kompromis-per-detin-xhacka-i-kerkon-dendias-njohje-te-pensioneve-dhe-avancim-te-gjuhes-shqipe-ne-greqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos