Ktheu ligjin anti-shpifje, PD në krah të Presidentit

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 13:52 | Politikë
Ktheu ligjin anti-shpifje, PD në krah të Presidentit

“Vendimi i Presidentit për të kthyer ligjet e censurës, i drejtë’, ky është qëndrimi i Partisë Demokratike për vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim paketën antishpifje, e cila shkaktoi shumë debate me miratimin e saj në fund të dhjetorit.

“Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t'i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkëdrejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh”, deklaroi ish deputetja Vokshi.

Ish deputetja Albana Vokshi, përmes një deklarate për shtyp, tha se PD angazhohet për anulimin e këtyre dy ligjeve kur të vijnë në pushtet, të cilë u miratuar për t’i shërbyer Ramës të fshehë të vërtetën e aferave korruptive.

“Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anuluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin”, shton Vokshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos