Kthyen qendrën e masazheve në “fole” prostitucioni, në pranga 3 masazhatoret dhe shefja e tyre

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 11:04 | Kronikë
Kthyen qendrën e masazheve në “fole” prostitucioni,

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Inside”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 4 persona, të cilët kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Mes të arrestuarave është edhe administratorja e qendrës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë. Blutë e Tiranës kanë sekuestruar 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Inside", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë. Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën "Margarita Tutulani", në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.”, njofton Policia e Tiranës.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos