Ku mund të investojë një qytetar? Sotiraq Dhamo rekomandon fushat ku ka mundësi

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 22:42 | Ekonomi
Ku mund të investojë një qytetar? Sotiraq Dhamo rekomandon fushat

Eksperti për ekonominë, Sotiraq Dhamo u pyet në A2 Business me Aurora Sulçen se ku mund të investojë në ditët e sotme një qytetar me të ardhura të pakta apo të mesme.

Pas renditi disa nga fushat ku ka hapësira, Dhamo u shpreh se sheh si një dritare shumë të mirë investimi atë të sektorit të shërbimeve IT që kanë mundësi të shiten dhe jashtë vendit.

“Një qytetar që ka pak para është e vështirë. Është një pyetje 1 milionë dollarëshe. Qytetarët mund të investojnë në pasuri të paluajtshme që kanë pasur një zhvillim. Mund të blejnë një shtëpi ta japin me qira ose të jenë në pozicionin e ndërmjetësit. Të rinjtë mund të investojnë në IT, sigurinë kibernetike. Hakerimet kanë treguar se ka nevojë për IT. E këshilloj hapjen e një biznesi, pavarësisht vështirësive. Duhet të hapet një biznes që mund të ofrojë produkte dhe jashtë. Shërbimet e IT shiten kudo. Ato të konsulencës fiskale nga Shqipëria mund t’i shesim dhe jashtë. Nëse hapim një biznes bujqësor duhet të jetë i ciklit të mbyllur”, tha Dhamo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos