Sa është nivel i informalitetit? Deputetja Resulaj: Nuk është më një barrë e madhe

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 22:18 | Ekonomi
Sa është nivel i informalitetit? Deputetja Resulaj: Nuk

Pranvera Resulaj, deputete e Partisë Socialiste, ishte e ftuar në A2 Business, nga ku u shpreh se informaliteti nuk është më një barrë e madhe, pasi sipas saj, po luftohet prej vitesh.

“Nuk mund të themi që kemi një barrë të rëndë të administratës tatimore kur kontakti i tatimpaguesit me administratën vjen gjithmonë duke u larguar. Nuk jam duke thënë që nuk kemi raste të keqpërdorimit të detyrës, por nuk mund ta përgjithësojmë. E kuptoj, pasi kam qenë shpesh në anën e biznesit, por nuk mund të pranoj se informaliteti është një barrë shumë e rëndë sot, kur është bërë një luftë e madhe për ta luftuar informalitetin këto vite”, tha Resulaj.

Ndërkohë, deputetja hezitoi të japë një përgjigje se sa është informaliteti sot. “Mund të them pa frikë që ka qenë mbi 50% kur ka nisur aksioni. Më parë bizneset punonin me dy bilance, punonjësit e siguruar ishin të paktë. Tani mund të gjejmë shumë rrallë të pasiguruar. Janë bërë hapa gjigante edhe në ligjilacionin tatimor”, tha deputetja Pranvera Resulaj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos