Kualifikueset e Botërorit 2022, Shqipëria në grup me Anglinë, Kosova me Spanjën

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 18:41 | Futboll
Kualifikueset e Botërorit 2022, Shqipëria në grup me

Short i vështirë ashtu siç pritej, për Shqipërinë dhe Kosovën, në rrugën drejt kualifikueseve të Botërorit 2022. Kombëtarja u pozicionua në Grupin I, ku kundërshtari më i fortë është Anglia. “Tre Luanët” ishin mes kokave të grupit në short dhe janë një tabu për kuqezinjtë, që në katër përballje historike gjithmonë në kualifikueset e Kupës së Botës, nuk kanë arritur të marrin asnjë rezultat pozitiv.

Nga skuadrat e vazos së dytë të shortit, Shqipëria gjeti një tjetër skuadër mjaft të fortë, Poloninë e Robert Lewandowskit. Në përballjet historike me këtë kundërshtar, Kombëtarja ka fituar vetëm një nga 11 ndeshje dhe kjo në vitin e largët 1953.

Për të mos u nënvlerësuar edhe Hungaria, që paraqitet si forca e tretë e grupit në letër, ndërsa rivalë më të dobët se kuqezinjtë në grupin me gjashtë skuadra janë Andorra dhe San Marino.

https://a2news.com/2020/12/07/kualifikuesit-e-boterorit-reja-ishim-pafat-kemi-pak-shanse-dhe-per-vendin-e-dyte/

Kualifikuese mjaft të vështira parashikohen edhe ato të Kosovës. Dardanët do të luajnë në Grupin B, i cili ka vetëm 5 ekipe. Spanja është kokë serie, ndërsa rivalët e tjerë, të gjithë më të fortë se Kosova bazuar në renditjen e FIFA-s janë Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Në grupet e tjera, Italia sfidohet nga Zvicra, Belgjika nga Uellsi dhe Holanda nga Turqia. Mjaft të balancuar duken grupi F me Danimarkën, Austrinë dhe Skocinë, por edhe Grupi H me Kroacinë, Sllovakinë, Rusinë dhe Slloveninë. Dhjetë skuadrat fituese të grupit kualifikohen direkt në Kupën e Botës, ndërsa ekipet e vendeve të dyta, të cilave do t’u shtohen edhe dy skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do të luajnë në fazën “play off” për tre bileta që do të plotësojnë 13 vendet e Europës në Katar 2022.

KURIOZITETE PËR KATAR 2022

* Botërori në Katar do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

* Kjo është hera e parë në histori që faza finale e Kupës së Botës do të luhet në dimër.

* “Katar 2022” ka tetë stadiume, nga të cilat katër ndodhen në kryeqytetin, Doha.

* Impiantet janë të shpërndarë në një rreze prej 55 kilometra katrorë.

* Për herë të parë tifozët mund të ndjekin më tepër se një ndeshje në ditë dhe do të evitojnë udhëtimet e gjata.

SHORTI I PLOTË

Grupi A, Portugali, Serbi, Republika e Irlandës, Luksemburg, Azerbajxhan.

Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.

Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgari, Lituani.

Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje, Kazakistan.

Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni.

Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar.

Grupi H, Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë.

Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorrë, San Marino.

Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos