“Reali kalon grupin dhe jo domosdoshmërisht me fitore”, në Spanjë po bëhet gati “biskota”

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 15:06 | Futboll
“Reali kalon grupin dhe jo domosdoshmërisht me fitore”, në

Interi, të mërkurën, luan ndaj Shakhtar ndeshjen e fundit të grupit në Champions League. Zikaltërve u duhet patjetër një fitore nëse duan të kalojnë në fazën tjetër, por 3-pikëshi mund të mos mjaftojë.

Nëse Real Madrid dhe Borussia Monchengladbach barazojnë përballjen mes tyre, janë këto skuadra që do të kalojnë grupin, duke bërë që ekipi i Contes të përfundojë në vendin e tretë.

Jorge Valdano, ish-futbollist i Realit dhe sot analist futbolli, është i mendimit se Reali do të kualifikohet pa e fituar ndeshjen e tij, duke dënuar kështu zikaltërit.

“Jam i mendimit se Reali do të kalojë grupin, jo domosdoshmërisht duke e fituar ndeshjen”, u shpreh Valdano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos