Rregullat në Premier League: Me katër lojtarë pozitivë, kërkohet shtyrja e ndeshjeve

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 14:35 | Futboll
Rregullat në Premier League: Me katër lojtarë pozitivë,

Në emergjencën e Covid dhe shtimit të infektimeve, Premier League ndryshoi rregullat për të garantuar shëndetin e sportistëve, por edhe që gara të mos ndikohet. Sipas normativës së re, ndryshojnë edhe kushtet kur ndeshjet rrezikojnë që të mos luhen, apo nëse skuadrat kërkojnë shtyrjen e tyre.

Në mënyrë më specifike, klubet angleze vendosën që nëse një ekip ka katër futbollistë të infektuar, atëherë kanë të drejtën që të kërkojnë caktimin e një tjetër date për zhvillimin e ndeshjes. Më tej do të jetë Këshillit drejtues i Premier League, i cila do të marrë vendimin final, duke u bazuar edhe te kontingjenti i skuadrave dhe mundësia e tyre që të rreshtojnë një ekip konkurrues.

Propozimi në Angli është mjaft i ndryshëm nga ai i Serie A, ku ndeshjet mund të shtyhen vetëm nëse 35 për qind e skuadrës rezulton e infektuar. Në gjuhën e shifrave, me ekipet që kanë 25 futbollistë në kontingjent, ato nuk janë të detyruara të zbresin në fushë nëse 9 lojtarë janë të infektuar.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi prej ndeshjes së 5 shkurtit ndërmjet Burnley dhe Watford dhe do të përditësohen nga java në javë, në varësi të zhvillimeve me situatën pandemike. Të gjithë kërkesat e klubeve për shkak të infektimeve nga Covid, do të merren në shqyrtim nga personeli i specializuar i Ligës për pandeminë dhe bazuar në raportin e tyre, do të jetë Këshilli ai që vendos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos