Ngrica e Korçës nuk mjaftoi, Teuta mposht Skënderbeun

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 16:40 | Futboll
Ngrica e Korçës nuk mjaftoi, Teuta mposht Skënderbeun

Mes vështirësive të shkaktuara nga reshjet e dëborës që kishin mbuluar fushën dhe dyshimeve nëse ndeshja do të luhej normalisht, pasi ngrica bënte që në stadium të mos kishte ujë, Teuta fitoi sfidën e parë me Skënderbeun.

Durrsakët triumfuan 1-0 në Korçë, në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, me golin e shënuar nga Rubin Hebaj pas një ore lojë.

I rikthyer në detyrën e trajnerit, Renato Arapi e nisi me sukses aventurën, teksa Teuta hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos