Kualifikueset euro 2024, Moldavia kërcënon Shqipërinë: Vijmë për fitore

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 15:38 | Futboll
Kualifikueset euro 2024, Moldavia kërcënon Shqipërinë:

Pasi frenoi Republikën Çeke, Moldavia beson se mund të marrë rezultat pozitiv edhe përballë Shqipërisë. Rivalët e radhës së kuqezinjve në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, kanë nisur kërcënimet në distancë.

Trajneri Serghei Cleșcenco është shprehur se i njeh pikat e dobëta të Kombëtares tonë dhe se do të vijë në Tiranë për të fituar.

“Kemi një skuadër të re, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të fituar në Shqipëri. Djemtë janë të motivuar. E kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni dhe kam gjetur pikat e dobëta ku mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë në Tiranë të humbur, jemi maksimalisht të angazhuar dhe shpresojmë shumë në arritjen e një rezultati pozitiv”, deklaroi trajneri i Moldavisë Serghei Cleșcenco.

Shqipëria ndeshet me Moldavinë në Arenën Kombëtare, më 17qershor. Tri ditë më pas kuqezinjtë luajnë në Ishujt Faroe. Gjashtë pikë të plota me dy rivalët më të dobët të grupit do ta vendosnin Kombëtaren në pozita mjaft të mira në Grupin E kualifikues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos