“Vendimi i opozitës nuk ka sens, sot është dita më brilante për shqiptarët”, Balluku: PS e ka shpikur protestën demokratike

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 11:03 | Politikë
“Vendimi i opozitës nuk ka sens, sot është dita më

E intervistuar nga A2 CNN, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas sqarimeve për marrëveshjet që po nënshkruhen brenda agjendës së samitit BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, foli edhe për vendimin e opozitës për të organizuar një protestë në të njëjtën ditë.

“Duhen argumente për të bërë zhurmë, e kuptojmë këtë, por dezinformimi i qytetarëve është shqetësimi im, opozita të bëj ç’të dojë, por dezinformimi i kapërcen limitin e politikës. Kemi dëgjuar se liderët europianë kanë ardhur këtu për të parë protestën, ka një lloj ilariteti në gjërat që thuhen. Pastaj me njëri-tjetrin kemi një skenë në Kuvend, që fatkeqësisht është shndërruar në një arenë.

Për sa i përket protestës në vetvete, Balluku deklaroi se “protesta është shprehje e demokracisë, ne jemi një parti që e kemi shpikur protestën demokratike, ne jemi vrarë në Bulevard, por duhet të dimë që kjo zonë e Ballkanit Perëndimor ka vuajtur shumë për imazhin e saj, jemi goditur nga të huajt pa na njohur, i keni parë ato filmat e Hollivudit ku të gjithë shqiptarët, kosovarët, serbët trajtohen të gjithë si keqbërës, dhe sot është një ditë ku çdo shqiptar duhet të jetë krenar se BE-ja me liderët e saj ka zgjedhur të jetë këtu.”

Balluku shtoi se e kupton protestën, “por në ditën më brilante për shqiptarët vendos të bësh një protestë që nuk bën sens, por për sa kohë është paqësore mund të akomodohet pa asnjë lloj problemi”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/fasha-800-kilovat-deri-me-31-dhjetor-balluku-sigurojme-energjine-per-konsumin-vendas/
https://a2news.com/2022/12/06/marreveshja-roaming-balluku-jep-detaje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos