Kujdes xhamin! Hajduti “i hutuar” bie pa ndjenja dhe kapet nga rojet e dyqanit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 12:36 | Kapur në kamera

Një hajdut i pavëmendshëm u përplas me xhamin e një dyqani që sapo kishte grabitur dhe si pasojë humbi ndjenjat... dhe rastin për të ikur pa u kapur.

Hajduti, vetëm 17 vjeç, sapo kishte marrë mallra me vlerë 18 mijë dollarë në një dyqan “Louis Vuitton” në Siatëll, SHBA. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së vetë dyqanit, hajduti shihet teksa ngatërrohet dhe përplaset me xhamin, duke u shembur në tokë. Dy bashkëpunëtorët e tij arritën t’ia mbathnin.

Policia e arrestoi adoleshentin, por pasi e dërgoi në spital ua dorëzoi prindërve, pasi për shkak të moshës nuk mund të burgosej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos