Zjarret në Greqi, Athina i kthen përgjigje Shqipërisë: S'kemi më nevojë për ndihmë, zjarrfikësit kthehen pas

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 13:12 | Aktualitet
Zjarret në Greqi, Athina i kthen përgjigje Shqipërisë:

Zjarrfikës nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana ishin nisur për të dhënë ndihmën e tyre në Greqi, si pasojë e vatrave të shumta të zjarrit. Megjithatë, ata janë kthyer pas sepse Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

“Pas thirrjes për ndihmë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.

Vetëm para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t'u kthyer pas.

Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e Republikës së Shqipërisë në rast të nevojave të tjera në Greqi”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos