Këtë vit kujtohet 76-vjetori i lirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau, në Poloni, ku opinioni publik botëror u njoh në mënyrë direkte me horrorin e ekzekutimit të planit djallëzor të shfarosjes së popullsisë hebre nga nazistët.
Edhe pse tregimet janë të shumta, dhe shpesh herë kanë qenë skenari i librave dhe filmave shumë të njohura, fotografitë që dëshmojnë jetën në kamp, të kryera nga vetë trupat SS dhe jo nga trupat sovjetike, janë më të rralla.

Fotografitë që dëshmojnë jetën në kampin e Aushvicit, të kryera nga vetë trupat SS naziste dhe jo nga trupat sovjetike, janë të rralla 
Historiani Ian Baxter ka mbledhur disa prej tyre në librin e tij “Hitler's Death Camps in Occupied Poland" 
Bëhet fjalë për disa foto të shkrepura kryesisht nga Bernhardt Walter, kreu i Zyrës së Identifikimit në Aushvic 
Fotografitë i referohen veçanërisht vitit 1944 
Në atë vit, nazistët filluan të përshpejtonin planin e spastrimit, veçanërisht ndaj hebrenjve në Hungari 
Më shumë se 400 mijë hebrenj hungarezë u vranë në më pak se tre muaj 
Rreth 6 milion hebrenj u vranë në total nga viti 1941 deri në 1945 
Sipas dëshmive, rojet e kampeve të shfarosjes, kryesisht SS, shkonin aty kryesisht me dëshirë 
Një grup vajzash në Birkenau. Para se të shkonin në dhomat me gaz, ato qetheshin dhe visheshin njëlloj, për t'u humbur dinjitetin 
Një rradhe personash, kryesisht ata që nuk punonin dot, që po i drejtohen dhomave me gaz, dhe furrave 
KJo praktikë nuk përjashtonte fëmijët 
Aushvic sot 
Këtë vit kujtohet 76-vjetori i lirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau, në Poloni 
Një kurorë me ngjyrat e flamurit gjerman, 76 vit rmë vonë
Historiani Ian Baxter ka mbledhur disa prej tyre në librin e tij “Hitler's Death Camps in Occupied Poland”, dhe bëhet fjalë për disa foto të shkrepura kryesisht nga Bernhardt Walter, kreu i Zyrës së Identifikimit në Aushvic.
Fotografitë i referohen veçanërisht vitit 1944, kur fati i luftës Botërore ishte tashmë qartësisht kundër nazistëve, që filluan të përshpejtonin planin e spastrimit, veçanërisht ndaj hebrenjve në Hungari.
Më shumë se 400 mijë hebrenj hungarezë u vranë në më pak se tre muaj në kampin famëkeq, pjesë e 6 milionëve që u vranë në total nga viti 1941 deri në 1945. (A2 Televizion)