
Banorë të lagjes Gostil, në qytetin e Kukësit, përveç problematikave të tjera, në prag të fillimit të vitit shkollor, kanë edhe një problem mjaft serioz, që është siguria e fëmijëve dhe e prindërve gjatë rrugës për në shkollë. Përmes kësaj lagje kalon rruga nacionale, Kukës-Gostil, që lidh Kukësin me fshatin Bicaj. Ky segment rrugor është shumë i rrezikshëm dhe burim aksidentesh.
Rruga është në vijë të drejtë në një gjatësi prej 5 kilometra dhe sipas banorëve, kjo bën që drejtuesit e automjeteve të tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë në mungesë të kontrollit të rrugorëve apo masave të tjera parandaluese.
Këtë aks rrugor vitet e fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente me 12 viktima, ku më i fundit ka ndodhur rreth dy javë më parë, me pasojë humbjen e jetës të një minoreni 11-vjeçar. (A2 Televizion)