
Sikur të mos mjaftojë papunësia dhe niveli i ulët ekonomik në Kukës, vitin e kaluar, por edhe në janarin e vitit në vazhdim janë rritur rastet e dhunës në familje, si dhe divorcet.
63 raste të dhunës në familje të denoncuara dhe 126 kërkesa për divorc në gjykatë shikohen si shifra shqetësues të këtyre fenomeneve që krahasuar me numrin jo të madh të popullsisë janë të larta.
Nisur nga shkaktarët e dhunës në familje dhe divorceve duket që këto fenomene do të vijojnë të prekin shoqërinë për sa kohë rritja e punësimit dhe nivelit ekonomik shoqëruar me uljen e emigrimit masiv, nuk kanë gjasa të ndryshojnë për mirë. (A2 Televizion)