Kukës, zjarr në kohë pandemie, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 11:59 | Aktualitet

Prej dy ditësh banorët e zonës së Kukësit dhe të ekipit të emergjencave civile dhe të shërbimit zjarrfikës po luftojnë për shuarjen e një vatre zjarri të rënë në pyjet përreth. Shuarja e zjarrit dhe lokalizimi i vatrës me mjetet zjarrfikëse është e pamundur të bëhet për shkak të terrenit të thyer malor.

Shuarja e zjarrit  dhe lokalizimi aktualisht po bëhet me mjete rrethanore. Për shuarjen duhet ndërhyrje nga ajri dhe për këtë opsion kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici i ka drejtuar kërkesë zyrtare Emergjencave Civile.

 Ndërkohë një vatër tjetër zjarri e rënë në 24 orët e fundit është lokalizuar në masivet pyjore në zonën Shikaj-Kryemadh. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo i shkaktuar nga temperaturat e larta të ditëve te fundit në Kukës, ndërkohë që raportohen dëme të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos