Koronavirusi në Shqipëri, shërohen edhe 20 persona në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 23:56 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shërohen edhe 20 persona në 24

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se edhe 20 persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 217 numrin total.

Megjithatë, këtyre personave do t'u duhet të qendrojnë në karantinë edhe për dy javët e ardhshëm.

Të shtunën pati një rritje të personave të rinj me koronavirus, pasi u regjistruan 17 raste, duke e çuar në 433 numrin total të të prekurve, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos