
Leicester është kthyer në makthin e skuadrave të kreut të renditjes këtë sezon në Premier League, pasi mundi Manchester City-n e Guardiola-s, “dhelprat” ka ndalur në një barazim 1-1 Liverpool-in në “Anfield”.
Skuadra e Klopp pati një mundësi të artë për të rritur diferencën ndaj City-t, të cilët u mundën një ditë më parë nga Neëcastle, por morën vetëm 1 pikë në këtë ndeshje.
Në këtë ndeshje, Shaqiri ishte në formacion, por nuk mundi të lërë gjurmë. Pas javës së 24 në Premier League, Liverpooli është në krye në kuotën e 61 pikëve, Manchester City me 56 pikë, ndërsa më 2 pikë më paktë, në vendin e tretë renditet Tottenham. (A2 Televizion)