Kukësi shkarkon Ndreun: Përgjegjës për humbjen

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 18:45 | Futboll
Kukësi shkarkon Ndreun: Përgjegjës për humbjen

Humbja kundër Kastriotit, që me shumë gjasa e nxori Kukësin nga lufta për titullin kampion, ka bërë që Presidenti Safet Gjici të shkarkojë nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.

“Pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2-1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në bankinë. Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndreu u emërua si trajner i Kukësit më pak se një muaj më parë, pas shkarkimit të Armando Cungut dhe mundi ta drejtonte skuadrën vetëm për dy ndeshje në kampionat dhe një në Kupë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos