
Kukësi arrin një fitore të vështirë kundër Bylisit, duke siguruar pozicionin e tij dhe duke iu afruar përkohësisht Tiranës kryesuese.
Kuksianët fitojnë 1-0 në ”Elbasan Arena” me golin e 21-të të bomberit Vasil Shkurtaj falë një penalltie të debatuar nga ballshiotët në minutën 38, e fituar nga Gavazaj.
Ndërkohë në Shkodër, Vllaznia merr “leksion” nga Teuta, që fiton pastër 0-3, me gola të Kallakut (’15), Vilës (’83) dhe Aleksit (’86), duke kaluar përkohësisht në vendin e tretë, ndërkohë që shkodranët përfundojnë në vendin e 8-të. (A2 Televizion)