Kukësi “hap krahun”, mundësi e artë për Partizanin

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 17:51 | Futboll
Kukësi “hap krahun”, mundësi e artë për

Kukësi u mund nga Kastrioti këtë të shtunë, duke mos ngushtuar dot, të paktën përkohësisht, diferencën prej 9 pikësh me Partizanin që kryeson renditjen e Kategorisë Superiore. Të Kuqtë kanë kështu një mundësi të artë për t’u shkëputur edhe më shumë, në takimin që do të luajnë pas pak kundër Luftëtarit.

Kuksi kaloi i pari në avantazh me anë të Shkurtajt, por në pjesën e dytë krutanët kanë përmbysur gjithçka. Fillimisht ishte Roger ai që realizoi golin e barazimit, me topin që u përplas në shtyllë, më pas në shpinën e portierit Frashëri për të përfunduar në rrjetë. Ndërsa një minutë para fundit të kohës së rregullt, Ndreca i dha skuadrës së tij tri pikët.

Fitorja e Kastriotit vë nën presion edhe skuadrat që gjenden pranë saj në renditje, si Tiranë dhe Luftëtari, që duhet të fitojnë për të mos rënë në zonën e ftohtë.

Në ndeshjen tjetër të drekës, Laçi shkatërroi 5-0 Tetutën, në sfidën direkte për një vend në kompeticionet europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos