
Në pritje për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Cristiano Ronaldo zbavitet duke luajtur në shtëpi me një prej djemve të tij, Mateon.
Vogëlushi, i cili në javët në vazhdim do të festojë 2-vjetorin e lindjes, ka shfaqur menjëherë shenjat e një kampioni të ardhshëm.
Në videon e postuar nga CR7, ylli portugez shfaqet në rolin e trajnerit dhe i pason topin të birit, goditja e të cilit është mbresëlënëse për moshën që ka.
Një yll i ri po rritet, në gjurmët e të atit. (A2 Televizion)