
Shqipëria ka gati trajnerin e ri. Drejtuesi i stolit pritet të vijë sërish nga Italia, por këtë herë bëhet fjalë për një emër të madh të trajningut përtej Adriatikut.
Ai është Alberto Zaccheroni, ish-tekniku i Milanit, Lazios, Interit dhe Juventusit. 66-vjeçari ka drejtuar edhe Japoninë dhe në vitin 2019 u largua nga drejtimi i përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe, pas eliminimit në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë dhe përfundimit të kontratës.
Ai ka qenë një dëshirë e kahershme e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u përfolur edhe në vitin 2017 si pasardhës i De Biasit. Tashmë, ai është fare pranë stolit, me firmën në kontratën 2-vjeçare që pritet në orët në vazhdim. (A2 Televizion)