Salah dhe Liverpool të pandalshëm në Premier League

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 09:16 | Futboll
Salah dhe Liverpool të pandalshëm në Premier League

Në Premier League këtë sezon është duke u zhvilluar një luftë e fortë për titull mes Manchester City-t dhe Liverpool-it, i cili nuk po i ndahet skuadrës së Guardiola-s.

Edhe pse në një transfertë të vështirë si ajo e Southampton, Liverpool ia doli mbrëmjen e së premtes duke triumfuar 1-3, në një fitore ku skuadra edhe njëherë tjetër u udhëhoq nga egjiptiani Salah.

Vendasit kaluan në avantazh që me nisjen e lojës, pasi një goli të shënuar nga Long, por në fundin e pjesës së parë Keita barazoi rezultatin.

Ndërkohë, në 45 minutat e dyta nuk kishte më histori, pasi Salah e në fund Jordan Henderson e vulosën në 1-3 rezultatin e kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore, Liverpool-i rimerr përkohësisht vendin e parë me 82 pikë, ndërsa Manchester City është me një ndeshje më pak.

E fortë është gara edhe sa i përket listës së golashënuesve, ku edhe aty në duel janë pikërisht lojtarë të City-t dhe të Liverpool-it. Aktualisht me 19 gola në krye të listës është Aguerro, ndërsa me 1 gol më parë renditet Salah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos