Kukësi humb ndaj Teutës, trajneri Dobi jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 15:52 | Futboll
Kukësi humb ndaj Teutës, trajneri Dobi jep dorëheqjen

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas humbjes ndaj Teutës ditën e sotme, me rezultatin 1-0.

Kjo ishte humbja e katërt në 5 ndeshjet e fundit për veri-lindorët, që mbeten në zonën e rënies nga kategoria.

Menjëherë pas dorëheqjes, Kukësi ia besoi stolin ish-kapitenit Rrahman Hallaçi.

Teuta fitoi 1-0 në Kukës me golin e Lorenco Vilës, që shënon debutim me fitore për Edi Martinin te skuadra durrsake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos