
Kukësi i jep fund ecurisë negative dhe këtë e bën me emrat e mëdhenj të afruar në merkaton e dimrit. Blutë fituan 3 me 2 përballë Kamzës, me golat e Shkurtajt, Valdet Ramës dhe Rrocës. Një triumf i vuajtur, pasi Kamza ku debutoi trajneri Stojku, rrezikoi dy herë të rikthehej në lojë. Në takimin tjetër të së dielës, u konfirmua kriza e Laçit.
Kurbinasit u frenuan në barazim 1 me 1 nga Kastrioti, duke bërë që të kenë vetëm një fitore në gjashtë javët e fundit. Pas rezultateve të javës së 23-të të kampionatit, Kukësi ngjitet në vendin e dytë në renditje dhe ndjek Partizanin kryesues me tetë pikë distancë. Laçi mbetet në vendin e katërt dhe vijon garën me Teutën për biletën e fundit drejt kupave të Europës. (A2 Televizion)