Një gol i Bardhit dhe dy nga Rubin Hebaj kthyen Partizanin te fitorja. Kryeqytetasit mundën 3-1 Flamurtarin, që luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Ribajt.

Me këtë sukses, të kuqtë ngjiten në kuotën e 49 pikëve, 10 më tepër se Teuta e vendit të dytë, e cila u thye 1 me 0 në trasfertën me Luftëtarin. Partizani ka nisur arratisjen dhe tani është radha e Kukësit përballë Kamzës të reagojë dhe të evitojë shkëputjen e mëtejshme nga kreu.

Një rezultat i shkëlqyer ky për kryesuesit, që futen edhe më optimistë në javën e derbit, në program për t’u zhvilluar të shtunën e ardhshme. (A2 Televizion)