FSHF për ngjarjet në “Selman Stërmasi”: Klubet të punojnë me tifozët, të kapen agresorët

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2019, 12:43 | Futboll
FSHF për ngjarjet në “Selman Stërmasi”: Klubet

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate zyrtare dënoi ngjarjet e djeshme në ”Selman Stermasi”, aty ku gjatë ndeshjes Partizani – Flamurtari  u dhunua një zyrtar i klubit vlonjat.

Sipas Federatës, ngjarje të tilla “dëmtojnë imazhin e futbollit shqiptar”, dhe i bë thirrje klubeve të “punojnë  sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”.

Gjithashtu Federata uron që organet e drejtësisë  “të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos