“Lufta” në gjykata, Ekuadori në botëror, Kili dhe Peruja ankohen në CAS

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 13:24 | Futboll
“Lufta” në gjykata, Ekuadori në botëror, Kili dhe

Pasi FIFA i dha të drejtë Ekuadorit, duke e lejuar të marrë pjesë në Botërorin 2022, pavarësisht çështjes së falsifikimit të dokumenteve nga futbollisti Bajron Kastijo, beteja vijon.

Kili dhe Peruja, dy vendet që zbuluan skandalin, i’u drejtuan KAS-it, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Të dyja përfaqësueset latine kërkojnë përjashtimin e Ekuadorit, duke bërë të mundur që në Katar 2022 të luajnë ato. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit pritet të jepet më 10 nëntor, vetëm dhjetë ditë përpara startit të Kupën e Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos