Kukësi mposht Vllazninë dhe konfirmohet pretendentë për titull

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 16:10 | Futboll
Kukësi mposht Vllazninë dhe konfirmohet pretendentë për

Kukësi i ka shkaktuar humbjen e parë Vllaznisë në këtë sezon, teksa e ka mundur 2-0 në takimin e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”.

Nga një gol në secilën pjesë bënë që skuadra e Longos të konfirmohet tashmë si një nga pretendentet serioze këtë sezon për titull kampion. Shqiprim Taipi ishte autor i golit të parë të kësaj sfide. Ai realizoi në minutën e 29 një kryevepër, teksa e dërgoi topin në trekëndëshin e portës nga një distancë e largët.

Vllaznia tentoi të reagonte në vazhdim, por pa mundur të gjente golin e barazimit. Në minutën 83, Ndreca vulosi rezultatin e takimit duke shënuar edhe golin e dytë për Kukësin.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të klasifikimit, me të njëjtën kuotë pikësh sa edhe Tirana e Teuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos