
Manchester City mposhti në transfertë Brighton me rezultatin e thellë 4-1, në javën e nëntë të Premier League, ndërkohë që Chelsea shkatërroi 7-0 Norwich, duke zbritur në vend të tretë Liverpool, që nesër luan kundër Manchester United.
Për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, rezultatin e zhbllokoi Gundogan, në minutën e 13, ndërsa Foden shënoi dygolësh brenda 3 minutave, për ta mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.
MacAllister shkurtoi diferencën në pjesën e dytë, para se Mahrez të vuloste gjithçka në shtesë.
Ndërkohë, Chelsea shënoi 7 herë pavarësisht mungesës së dy sulmuesve kryesorë: Lukaku dhe Werner. Mason Mount mori përgjegjësinë e dërgimit të topit në rrjetë, duke shënuar plot 3 gola. Golat e tjerë u shënuan nga Hudson-Odoi, James dhe Chilwell. (A2 Televizion)