Kultivonin kanabis, 4 të rinj nga Tirana i shpëtojnë postbllokut me vrap, në automjet kishin armë lufte   

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 18:03 | Kronikë
Kultivonin kanabis, 4 të rinj nga Tirana i shpëtojnë postbllokut

Duket pothuajse një skenar filmash ai i sotmi, ku 4 të rinj nga kryeqyteti janë shpallur në kërkim pasi nuk i janë bindur urdhrit për t’u ndalur nga forcat e rendit, tek ndodheshin me automjetin e tyre në Rrugën e Arbrit.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në fshatin Shkallë të Klosit. Shenjave për t’u ndalur nuk i janë bindur katër të rinjtë të identifikuar si  E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, të cilët vijuan disa metra më tutje janë detyruar të lejnë automjetin e tyre Volkswagen për të ndërmarrë një ikje në këmbë që për momentin ka rezultuar e suksesshme.

Në automjet, forcat e policisë kanë gjendur ndër të tjerat një krehër kallashnikovi me 30 fishekë, mjete për bluarjen e kanabisit dhe kapuça.

Në vijim të hetimeve, forcat e policisë zbuluan banesën e izoluar të cilës katër të kërkuarit po i drejtoheshin, që ndodhej në fshatin Peshk të Martaneshit.

Aty u ndaluan tre persona të tjerë, edhe ato nga Tirana dhe të lidhur nga ana farefisnore dh miqësore me të kërkuarit, shtetasit : E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjeten doza të vogla kanabis të gatshme për t’u tregtuar në doza.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentacionin e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos