Kundërpërgjigja ndaj inflacionit: Do zvogëlohet paraja në qarkullim, synohet ulja e konsumit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 14:14 | Ekonomi
Kundërpërgjigja ndaj inflacionit: Do zvogëlohet paraja në

Me qëllim reduktimin e konsumit, i cili është për momentin më i lartës e oferta në treg, Banka Qendrore do të rrisë normën bazë të interesit. Kjo do të thotë që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë më shumë për sasinë e parave që do të marrin në formë kredie.

Prej marsit të vitit 2020, muaj i cili shënjoi edhe nisjen e pandemisë Covid-19 në vend, Banka e Shqipërisë përgjysmoi normën Bazë të Interesit nga 1 për qind që ishte. Sipas institucionit që harkon politikën monetare, ky vendim do të inkurajonte konsumin, cili gjendej në krizë. Por tani që po ndodh e kundërta, kërkesa është më e lartë se oferta, Banka Qendrore paralajmëron se kahu i politikës monetare do të ndryshore duke rritur kostot e kredive që shqiptarët do të marrin.

Po si ndikon ky ndryshim në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. “Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë përmes rritjes së normës bazë të interesit, bën që të rritet kosto e kredisë për të frenuar presionet e inflacionit. Ky është mekanizmi që përdor Banka e Shqipërisë për të mbajtur nën kontroll inflacionit”, thotë Enton Duro.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se efektet e rritjes së normës bazë të interesit nuk do të jenë ato të dëshiruarat për shkak se një pjesë e mirë e inflacionit në vend vjen nga jashtë, si pasojë e varësisë së lartë nga importi.

Banka e Shqipërisë dhe studiuesit e ekonomisë në vend paralajmërojnë se ndërkohë norma e inflacionit, zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve do të vijojë, për së paku deri në fundin e këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos