Kundërpërgjigjja ndaj inflacionit, ekspertët: Do të zvogëlohet paraja në qarkullim, synohet ulja e konsumit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 17:17 | Ekonomi
Kundërpërgjigjja ndaj inflacionit, ekspertët: Do të

Prej marsit të vitit 2020, muaj i cili shënjoi edhe nisjen e pandemisë Covid-19 në vend, Banka e Shqipërisë përgjysmoi normën Bazë të Interesit nga 1 për qind që ishte. Sipas institucionit që harkon politikën monetare, ky vendim do të inkurajonte konsumin, cili gjendej në krizë.

Por tani që po ndodh e kundërta, kërkesa është më e lartë se oferta, Banka Qendrore paralajmëron se kahu i politikës monetare do të ndryshore duke rritur kostot e kredive që shqiptarët do të marrin.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se efektet e rritjes së normës bazë të interesit nuk do të jenë ato të dëshiruarat për shkak se një pjesë e mirë e inflacionit në vend vjen nga jashtë, si pasojë e varësisë së lartë nga importi.

https://a2news.com/2022/02/23/inflacioni-i-larte-sejko-te-detyruar-te-rrisim-normen-baze-te-interesit/

Banka e Shqipërisë dhe studiuesit e ekonomisë në vend paralajmërojnë se ndërkohë norma e inflacionit, zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve do të vijojë, për së paku deri në fundin e këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos