Kundravajtje me makinë lodër

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 21:13 | Lifestyle

Një djalë i vogël kinez vendosi që të merrte për një xhiro me makinë lodër shoqen e tij. Problemi është se ai vendosi që xhiron ta bënte në një rrugë me trafik të qytetit dhe për më tepër kundravajtje.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur djali ecte shumë pranë makinave të tjera, derisa një nga shoferet e vuri re dhe ndaloi makinën e saj për të shpëtuar nga rreziku të vegjlit.

Ajo i doli përpara makinës lodër dhe njoftoi policinë, të cilët ia dorëzuan prindërve fëmijët që rrezikuan jetën për një xhiro me makinë lodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos