
Argjentina mundi 2-1 Kilin në finalen e vogël të Kupës së Amerikës dhe e mbyll këtë turne në vendin e tretë.
Sergio Aguero dhe Paulo Dybala shënuan golat për bardhekaltërit, në një ndeshje ku vëmendjen e mori sherri mes Messit dhe Medelit, me të dy lojtarët që u ndëshkuan me karton të kuq.
Për Kilin nuk mjaftoi Arturo Vidal, i cili shkurtoi diferencën me 11-metërsh. (A2 Televizion)