
Menjëherë trofe për Mauricio Pochettinon në krye të Paris Saint Germain.
Parisienët fituan Superkupën e Francës në derbin klasik kundër Marsejës, finale e cila u zhvillua në Lens. PSG triumfoi 2-1 duke fituar kështu titullin e parë për vitin 2021.
Një gol i Icardit në pjesën e parë dhe 11-metërshi i realizuar saktë, i të rikthyerit Neymar, vendosën ndeshjen ndërkohë që marsejezët reaguan vonë me Dimitri Payet në minutën e 89-të, i cili veç sa ngushtoi rezultatin. (A2 Televizion)