
Napoli është kthyer te fitorja dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.
Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti me rezultatin 2-0 Perugian, në ndeshjen e luajtur në “San Paolo”. Golat e vetëm të ndeshjes u shënuan nga kapiteni Lorenzo Insigne, në të dy rastet me 11-metërsh.
Me këtë fitore, Napoli siguron kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. (A2 Televizion)