
Roma bëri detyrën në Kupën e Italisë teksa triumfoi 1-0 përballë Genoas. Ekipi i Jose Mourinhos e nisi ndeshjen mirë duke tentuar disa herë portën veçanërisht me Zaniolon dhe Tammy Abraham, por asnjë nga goditjet e tyre nuk shkoi brenda katërkëndëshit.
Në pjesën e dytë rezultati u zhbllokua nga një gol i Paolo Dybala që kaloi bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Edhe pas kësaj Roma dominoi dhe provoi disa herë për golin e dytë, por saktësia mungoi.
Në fund kaq mjaftoi që Roma të siguronte një biletë për në çerekfinale ku pret fituesin e çiftit Napoli-Cremonese.
Për t’u vlerësuar ishte dhe paraqitja e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbullës që justifikoi besimin e teknikut portugez dhe luajti për 90 minuta. (A2 Televizion)