Kupa e Ligës Angleze, Liverpool kalon në çerekfinale me skuadrën e të rinjve

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 08:20 | Futboll
Kupa e Ligës Angleze, Liverpool kalon në çerekfinale me

Liverpool u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Ligës Angleze me skuadrën e 23-vjeçarëve.

Përballë Shrewsbury, skudrës që në ndeshjen e parë arriti të ndalë në barazim 2-2 kampionët e Europës, “The Reds” zbritën në fushë me formacionin më të ri të mundshëm dhe ia dolën të fitojnë minimalisht në shifrat 1-0 falë një autogoli të skuadrës mike.

23-vjeçarët e Liverpool, të cilët u drejtuan në pankinë nga trajneri i skuadrës U-23 dhe jo nga gjermani Klopp, dominuan thuajse në çdo aspekt përballë skuadrës së kategorisë së tretë.

Kualifikimi në turin tjetër i vë “The Reds” përballë Chelsea. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos