
Kombëtarja e Egjiptit është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pas një ndeshje të bukur dhe shumë të luftuar me Bregun e Fildishtë.
Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura ashtu sikur dhe shtesa e takimit për këtë arsye, skuadrat iu drejtuan penalltive për të vendosur fituesin.
Aty, Egjipti u tregua më i saktë pasi i shënoi të gjitha ndërsa nga Bregu i Fildishtë gaboi Erik Baili. Muhamed Salah shënoi penalltinë e fundit duke i prere një biletë Egjiptit në çerekfinale.
Lajmi i keq është dëmtimi i mesfushorit të Milanit, Frenk Kesie, i cili u detyrua të largohej nga fusha duke qarë pas një ndërhyrje të ashpër nga kundërshtari. (A2 Televizion)