
Ndeshja e Kupës mes Skënderbeut dhe Teutës u vendos të luhet. Ka qenë i deleguari i FSHF, Uvil Zaimi, i cili pasi ka komunikuar me shefat e sektorit të garës dhe me zyrtarë të dy ekipeve, kanë vendosur që takimi të fillojë normalisht në orën 14:20.
Shkak për shtyrjen e ndeshjes për gati 30 minuta është bërë një problem me dushet e stadiumit Skënderbeu. Për shkak të temperaturave të ulëta i gjithë sistemi i ujit ka ngrirë.
Në momentet e para u fol për shtyrje të takimit të Kupës, ndërkohë që burime thanë se durrsakët e kanë kërkuar ndeshjen edhe në tavolinë për mos përmbushje të masave të zhvillimit të ndeshjes.
Ndërhyrja e sektorit të garave ka vendosur që ndeshja të luhet dhe ekipi i Teutës, dushin pas ndeshjes ta bëjë në hotelin ku ishin akomoduar. (A2 Televizion)