FA Cup, Aubameyang i jep trofeun Arsenalit… dhe më pas e rrëzon atë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 20:59 | Futboll

Arsenal fitoi FA Cup pasi mundi në finale rivalët e Chelsea me rezultatin 2-1. “Topçinjtë” e Londrës e mbyllën kështu me trofe një sezon aspak të mirë, por që falë kësaj fitoreje do t’i shikojë të luajnë sezonin tjetër në Europa League.

Heroi i ndeshjes ishte kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang, i cili me dy golat e tij përmbysi golin e Pulisic, i cili shënoi për Chelsea që në minutat e para të ndeshjes.

Edhe pse në fushë u tregua perfekt, sulmuesi nga Gaboni gaboi kur erdhi momenti për të ngritur trofeun. Aubameyang e rrëzoi në tokë kupën, duke shkaktuar të qeshurat e shokëve. Vetëm në tentativën e dytë arriti që ta ngrinte me sukses.

Arsenal e fiton për herë të 14 Kupën e Mbretëreshës, një rekord ky në Angli. Manchester United e ka fituar 12 herë këtë trofe. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=6EQZ5UJKmXg

A2 CNN Livestream

Latest Videos