Vjen momenti dhe për të. Giacomo Vrioni debuton me Juventusin në ndeshjen e fundit të kampionatit, në një takim që bardhezinjtë e humbën përballë Romës me rezultatin 1-3.
Pikët nuk kishin rëndësi për kampionët e Italisë dhe për këtë arsye trajneri Sarri kishte zgjedhur të hidhte në fushë disa nga lojtarët e rinj që kishin pasur shumë pak mundësi për t’u aktivizuar gjatë kampionatit. Mes tyre dhe Giacomo Vrioni.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare hyri në minutën e 78 të takimit duke zëvendësuar Higuan. Edhe pse minutat për të ishin të pakta ai tregoi se është rritur ndjeshëm profesionalisht dhe paralajmëron një të ardhme të ndritur. (A2 Televizion)